Në vilën qeveritare nr 30, ditën e sotme mbahen takimet mes Kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë të qarqeve për emrat e kandidatëve për deputetë me të cilën PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit. Secili prej drejtuesve të qarqeve jep propozimet për emrat që konsiderojnë si përfaqësues më të mirë të qarkut të tyre. Më pas emrat do të shqyrtohen në kryesinë e PS-së që do të mblidhet më 12 mars, ndërsa firmën finale e ka vetë Rama i cili vendos se kush do të jetë në listat e mbyllura e kush në listat e hapura.
Emrat që përfliten për kandidatë në listat e PS-së dhe dihen deri tani
Në Vlorë përfliten Bledi Çuçi, Ministri aktuali i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministrja Anila Denaj. Përflitet dhe deputeti Vullnet Sinaj edhe pse deklaroi pak kohë më parë se nuk do kandidonte më.
Në Gjirokastër, pritet të kandidojë Tërmet Peçi, përpos Mirela Kumbaro,Edjon Maliqi
Në Shkodër – Majlinda Angoni,Onid Bejleri,Frrok Gjini
Në Korçë – Niko Peleshi, Ilir Pendavinji, Ilir Topi, Enslemvera Zake, Bledi Çomo
Në Lezhë – Ulsi Manja, Ermal Pacaj, Pranvera Skana.