Gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot humbi betejën.

Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive dhe ka qenë drejtues për disa vite.

Për këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe vëllai o Saimir Demit, gazetri tjeter Enkel Demi:

“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.

I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit. Varrimi do kryhet nesër në orën 14.00.”