Një dëshmi e fortë vjen nga Zamira Durda për Report Tv, e cila në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, ku humbi djalin 6-vjeçar, tregon se si ish-ministri Fatmir Mediu i ka kërcuar në sallën e GJKKO. Në intervistën ekskluzive për Report Tv, Durda rrëfen se si në sallën e gjyqit të GJKKO, Fatmir mediu i ka kërcënuar duke iu thënë “mbylleni gojën”. Absurde se si ish-ministri kërcënon në sallën e GJKKO dhe është në hetim i lirë, por nga ana tjetër Erion Veliaj mbahet në burg nën pretendimet e SPAK se ushtron presione. Një akuzë shumë e fortë kjo Durda, por mbetet një pikëpyetje se përse SPAK nuk ka reaguar dhe nuk ka marrë masa?

Durda: Ngriti zërin i pandehuri, na u ngrit drejtpërdrejtë, mbylleni gojën. I thuhet gjyqtarit po trajtoni viktimat si heronj.
Gazetari Andi Kapxhiu: Mediu ju tha mbyllni gojën?

Durda: Po, e tmerrshme, vetëm i pandehuri ka të drejtë, ne s’kemi asnjë të drejtë të flasim, edhe po folëm do dalim jashtë. 2 vite jemi ende tek provat e prokurorit, vetëm orë leximi, fjalime parlamenti, se s’ka asnjë provë, do vetëm të zvarrisë të përfitojë kohë. Na kërcënoi, na u hakërrua i pandehuri në sallë.
Më zëri që i dridhet dhe dhimbjen e madhe në shpirt për humbjen e djalit në masakrën e Gërdecit, Zamira Durda shprehet se nuk do të rresht së kërkua drejtësi për djalin e saj. Shpërthimin e 45 marsit 2008 e ka ende para syve dhe që nga ajo ditë nisi edhe jeta plot kalvar në dyert e drejtësisë, për të cilat thotë, se këto 17 vite vetëm i janë mbyllur para syve.

“Si dita e parë që ka ndodhur shpërthimi. Mendoja ‘ditën e djeshme’, 14 marsin, që kishte qenë lumturia ime familjes, sepse nga ajo ditë deri më sot kemi bërë një jetë të vështirë, të lodhshme, një jetë me shumë dhimbje. Na është mbytur në kalavar dhe dhimbje të mëdha, për familjen, burim e fëmijët”, thotë Durda në një intervistë për Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu.
Edison Durda ishte një nga 26 viktimat që shkaktoi masakra e Gërdecit. Ai ishte vetëm 6 vjeç dhe po luante me biçikletë, kur humbi jetën nga shpërthimi i fabrikës së vdekjes. Djali im nuk kishte asnjë faj, thotë Durda, por faji i tij i vetëm ishte se doli të luante me biçikletë dhe e poqën, e dogjën.
“Më intereson vetëm gjetja e drejtësisë për tim bir, ia kanë marrë jetën në mënyrë të padrejtës. Faji i vetëm ishte pse doli të lozte me biçikletë, e dogjën, e poqën. Ne nuk ishim në luftë, po të ishte luftë do isha fajtore unë që ta ruaja fëmijën tim, por ai u vra nga shteti, u masakrua. Nuk i njihte as predhat, as municionet, asgjë. Betimi që kam bërë para arkivolit të tij, ditën që e kam nisur për banesën e fundmit, unë s’do rresht dhe motivi im është vendosja e drejtësisë. Kjo është forca ime”, tha Durda.
Zhgënjimin nuk e fsheh as për drejtësinë e re, për të cilën thotë se po zvarrit procesin gjyqësor.
“Për familjarët e viktimave dhe mua, të gjithë dyert e drejtësisë më janë përplasur në fytyrë. Në të gjitha kanë mbajtur të njëjtin qëndrim sepse mbrojnë shtetin, edhe në Strasburg që e fituam nga 2009 dhe morëm fitoren vjet si krim shtetëror, Këtë kalavar kemi fituar vetëm të drejta e viktimës. Vazhdojmë në SPAK që kisha shpresë. Nga avokatët e të pandehurve thuhen që i trajtojnë viktimat si heronj. Kemi dy vjet me provat e prokurorit në SPAK, janë bërë qindra seanca.
Në GJJKO jam pjesë e procesit, i kam të drejtat e mia, por do dëgjosh të pandehurit, kemi dy vjet që zvarritet, jemi akoma tek provat e prokurorit. 6 muaj zgjati akti ekspertimi financiar. 3 muaj po shkon akt ekspertimi ushtarak. Për sa kohë që dha urdhër që demontimi të bëhej nga punëtorë të pakualifikuar. Ai (Fatmir Mediu) e ka dhënë këtë urdhër që ka zhveshur forcat e armatosura, transporti bëhej me mjetet e ushtrisë. Aty vepronte vetë ushtria shqiptare”, thotë Durda.
Krim shtetëror e quan Gërdecin, siç ka thënë Strasburgu, ndërsa kërkon që të gjithë përgjegjësit të vendosen para drejtësisë.
“Gërdeci ishte një krim shtetëror që duhet të hetohen ata që e bënë, ata që dhanë urdhër dhe dëmshpërblimet që janë dhënë nga Gjykata Administrative të paguhen nga fajtorët e vërtetë dhe jo taksapaguesit shqiptar. Kjo është vendosja e drejtësisë, kur secili të paguajë për dëmin e shkaktuar. Ka dështuar piramida shtetërore nga presidenti deri te kryeplaku i fshatit. Fajtor të gjendet nga presidenti, te kryeplaku i fshatit dhe të gjithë paguajnë për dëmshpërblimin që është bërë, është qesharak”, theksoi Durda.