Gjatë një debati mes Rozanës dhe Eglit, Gjesti vendosi që të ndërhynte dhe t’i dilte në mbrojtje kësaj të fundit. Ky veprim duket se nuk i ka pëlqyer aspak Eglit, e cila i ka kërkuar që të mos e bëjë më.
“Nuk po të shqetësoj, mos hajde të më shqetësosh. Se nuk po të bëj asgjë. Nuk mendoj se mundesh të më mbrosh. Nuk mund të të mbrojë ai që të ka vrarë”, i tha Egli.
Ndërkohë Gjesti iu përgjigj:
“Zemra ime s’të kam folur asnjë fjalë, edhe ti më ke vrarë mua, në rregull”.
Pjesë nga biseda:
Egli: Nuk po të shqetësoj, mos hajde të më shqetësosh. Se nuk po të bëj asgjë
Gjesti: Nuk po vij të të shqetësoj
Egli: Nuk mendoj se mundesh me më mbrojtur
Gjesti: Nuk jam duke ardhur dhe s’po të mbroj
Egli: Nuk më mbron dot, Gjest të lutem, kaq, nuk mund të të mbrojë ai që të ka vrarë
Gjesti: Zemra ime s’të kam folur asnjë fjalë, edhe ti më ke vrarë mua, në rregull
Egli: Është mbyllur ai diskutim, ti të tuat dhe unë të miat, mbaron