Igli Tare është kandidati i preferuar për të qenë drejtori i ri sportiv i Milanit. “Gazzetta dello Sport” në Itali bën me dije se Tare ka parakaluar Fabio Paraticin dhe është më pranë për të zënë vendin për postin e mbetur bosh te Milani.
Drejtuesit e Milanit, Cardinale dhe Ibrahimovic kanë takuar tre nga kandidatët në javët e fundit. I pari, Andrea Berta nga Brescia, 53-vjeçari prej 2013 deri në 2025 ka qenë pjesë e Atletico Madrid në Spanjë.
I dyti, Fabio Paratici fitoi nëntë tituj kampion me Juventusin, si fillim si krahu i djathtë i Marottas dhe më pas si numri një në postin e bardhezinjve. I treti, por jo më pak i rëndësishmi, Igli Tare. Shqiptari që për 15 sezone ishte pjesë e Lazios si drejtor sportiv deri në verën e 2023 dhe që sipas gazetës rozë ka shanset më të mëdha për të qenë drejtori sportiv i ri i Milanit.
Situata
Berta ka folur (dhe jo pak) edhe me Arsenalin, një negociatë që ka nisur dhe mund të ketë një kthesë pozitive në fillim të javës së ardhshme. Në këtë rast, Milani është spektator.
Pra, kush është favoriti për t’u bërë njeriu i zgjedhur nga Cardinale dhe Ibrahimovic? Igli Tare, i konsideruar si një zgjidhje e garantuar me gati 15 vite si drejtor sportiv i Lazios, ka kredenciale të shkëlqyera. Ai e njeh Serinë A, ka punuar në një kontekst të vështirë si Lazio i Lotitos dhe është gati të kthehet në punë pas dy vitesh nga largimi.
Fabio Paratici po e ndjek, ai është një kandidat i nivelit të lartë dhe ka folur tashmë me Milanin vite më parë, në fillim të epokës Elliott. Përvoja në Juventus ishte një rast unik për suksese dhe përfundoi (keq) në 2021. Në janar 2023, Paratici u dënua për tridhjetë muaj në fund të hetimit për fitimet kapitale të Juventusit. Ai do të jetë në gjendje të rikthehet në 100% nga 20 korriku, por, siç u vendos në apel në prill 2023, ai mund të vazhdojë të punojë për një klub me detyra të reduktuara. Ky po që do ishte problem për Milanin.
Milani dhe mungesa e një drejtori sportiv
Cardinale dhe Ibrahimovic po kërkojnë një drejtor sportiv me shumë përvojë, me njohuri për Serie A. Nëse dikush përzgjidhet, do të ketë një kthesë në krahasim me zgjedhjen e bërë në vitin 2023.
Atëherë Milani, duke hequr dorë nga Paolo Maldini dhe Ricky Massara, zgjodhi një strukturë pa një drejtor sportiv, me Geoffrey Moncada (së pari kryeskaut, pastaj drejtor teknik) përgjegjës për përzgjedhjen e lojtarëve, Stefano Pioli si personazhi kryesor në negociatat aktive në qendrën e transferimeve sportive dhe Gigio Furlani pjesë.
Megjithatë, ajo që bie në sy është iniciativa e drejtpërdrejtë e Cardinale dhe Ibrahimovic, të cilët nuk kanë qenë kurrë personalisht kaq aktivë në zgjedhjet e tregut.
Kanë qenë ata që kanë takuar Taren, Paraticin dhe Bertën, ndërsa negociatat e tregut, vitet e fundit, thuajse gjithmonë i ka bërë Giorgio Furlani, i cili megjithatë mbetet CEO dhe menaxheri me fuqinë e firmës; në këtë rast duhet të ratifikojë një vendim të marrë nga të tjerët. Mbetet për t’u sqaruar nëse dhe si mund të zgjidhet kjo situatë.