Shqiptarja.com siguron progres raportin e Shqipërisë të diskutuar dje në komisionin e Jashtëm të PE.

Në draft raportin e siguruar nga Shqiptarja.com thuhet se mirëpritet angazhimin e palëkundur i Shqipërisë për integrimin në BE, i cili reflekton konsensusin ndërmjet partive politike dhe mbështetje të gjerë nga qytetarët, dhe vlerëson përshtatjen e saj të plotë dhe të vazhdueshme me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe promovimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla;

Gjithashtu mirëpret ambicjen e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe progresin e shpejtë të arritur vitet e fundit, veçanërisht hapjen e dy grupeve të kapitujve të negociatave në vitin 2024

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit konsiderohen si gur prove në arritjen e standardeve të kërkuara nga Brukseli. Gjatë diskutimeve eurodeputetët këmbëngulën në nevojën për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.

Në draft raport insistohet në një debat konstruktiv dhe sjellje të rregullt parlamentare si aspekte kyçe të qeverisjes demokratike po kështu merr në konsideratë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë të korrikut 2024.

Gjithashtu mirëpritet progresi që Shqipëria ka arritur në zbatimin e reformave të drejtësisë, përfshirë procesin e vetingut, i cili është përmbyllur në shkallën e parë; shpreh shqetësim, megjithatë, për ndërhyrjen dhe presionin politik të vazhdueshëm mbi sistemin gjyqësor;

Nw draft raport theksohet puna kyçe e Strukturës Speciale të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të Shqipërisë në ndjekjet penale dhe dënimeve në raste të korrupsionit në nivele të larta; paralajmëron kundër minimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK.