Neomalsorja Marjana Koçeku (Agroturizmi Neomalsore), në një reagim publik, pas njoftimit nga Partia Socialiste si pjesë e listave të mbyllura për Qarkun e Shkodrës, ka shprehur vendosmërinë për të hyrë në politikë si përfaqësuese e komunitetit dukagjinas dhe të gjithë Malsisë së Madhe. Ajo e ka cilësuar këtë si një hap guximi dhe përgjegjësie ndaj thirrjes së njerëzve të saj dhe bashkësisë politike.
“Kam besue gjithmonë se e ardhmja u përket atyne që guxojnë, e unë sot e kam marrë vendimin me guxue. Më është kërkuar nga komuniteti jem dukagjinas e malsor dhe bashkësia politike të hedh kandidaturën si deputete. Mendoj se është e vetmja rrugë për të sjellë ndryshime të mëdha”, shprehet Koçeku.
Ajo thekson se synon të kontribuojë nga brenda sistemit, duke sjellë eksperiencën e saj dhe duke vënë në fokus problematikat e çdo cepi të Qarkut të Shkodrës.