Largimi i Eglit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar shumë reagime.

Pas largimit, Gjesti është shfaqur i qetë, madje ka vendosur t’i dërgojë një mesazh Eglit dhe familjes së saj.

Deklarata e Gjestit:

Ishalla më kupton edhe ti mua pse unë kam pasur ngarkesë të madhe, pse jam ndjerë keq. Nuk kam dashur që ti të smuresh prej meje. Prej meje i ke të gjitha, true story. Unë e di që do e dëgjosh këtë mesazh.

Të kam dhënë çfarë kam mundur, ndonjë fjalë të mirë, ndonjë batutë me qesh, të kam mësuar si të sillesh me këta brenda, të kam thënë se nuk kanë mëshirë për ty, as ti të mos kesh për ta.

Jam munduar ta shpjegoj, ke pasur kokën e budallicës, por unë e di që ti mund të përmirësohesh. Të kërkoj falje, jashtë do të takoj, do flasim, se dhe unë kam bërë veprime të pakontrollueshme, kurrë me mendimin për të të bërë keq.

Kam ditur me luajt trëndafilin nëpër shtëpi, sa kam mundur, por jo, të kam thënë në fytyrë nuk kam ndjenja, siç duhet të kem për një femër, me jetu me ty, me pas familje.

Të kërkoj falje, edhe familjes tënde, ndoshta kam bërë gjeste palidhje, nuk e di as unë se çfarë po bëj këtu brenda. Më ke respektuar pak si teper, e ke tepruar, por jo me mua por duhesh ta marrësh mësim me asnjë njeri nuk duhesh të jesh kaq e respektuar se është e tepërt është e dëmshme. Besoj që do mësosh shumë te vetja sikur kam mësuar unë, që nëse afrohesh shumë me njerëzit ta bëjnë më keq, me u sjell vetëm mirë me ta, ta bëjnë më zi. A kur çohesh ua dridh sistemin sillen mirë me ty në atë moment sillen mirë kshuqë duhesh t’i mësosh edhe ti te vetja këto sikurse i kam mësuar unë. Prap nuk është vonë e di që do i mësosh se unë kam qenë më zi se ti edhe jam për ata njerëz që e meritojnë

Krejt ato gjërat që të kam bërë janë vetëm se nuk kam dashur të jesh në këtë pikë. Që ti me dal kështu sot, por shkaktar jam unë, prej meje që më ke dashur shumë dhe ke bërë si e çmendur pas meje unë nuk kam dashur të vijmë në këtë pikë për këtë arsye të kam bërtitur nuk kam dashur me lëndu ti veten. Të kërkoj shumë falje edhe nëse nuk ma fal jam i gatshëm me mbajt dënimin prej Zotit.