Kryeministri Edi Rama inspektoi sot pas Bazës Ajore të Kuçovës (18 tetor) edhe lagjen Goricë, aty ku po vijon investimi për mbrojtjen në të dy krahët e lumit Osum.
Gjithashtu ndërtimin e një unaze të vogël rreth e qark Kalasë, pedonalen, parkimin publik, investime që do t’i japin një tjetër energji Goricës, duke zhvilluar biznesin e duke rritur vlerat turistike të saj.
I shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Ervin Demo dhe përfaqësues të firmës që bën punimet, kryeministri është njohur me ecurinë e projektit të rehabilitimit dhe që do i shërbejë turizmit.
Kryebashkiaku Demo shpjegoi se do krijohet një unazë që lidh zonat turistike me njëra-tjetrën dhe që do i shërbejnë të gjithë vizitorëve.