Emisioni “Në Shënjestër” zbardh detaje lidhur me rolin e të dashurës së Safet Bajrit në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur kjo në gusht të vitit 2018 në Shkodër.

Gazetarja Klodiana Lala, raportoi sot se e dashura e Safet Bajrit, shtetasja me inicale E.A, pronare e një butiku rrobash në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë, është vënë në pranga 5 ditë pas partnerit të saj Safet Bajri, i cili u arrestua më 17 shkurt 2025.
Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e “arrestit me burg”, për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit. E dashura e Bajrti aktualisht ndodhet në burgun e grave, në Pojskë të Pogradecit