Lexo.al zbardh emrat potencialë të Partisë Socialiste për diasporën. Tre janë emrat më favorit, Kristo Papa, kardiolog nga Londra i cili pritet të futet në listën e mbyllur të qarkut të Fierit.

Për qarkun e Vlorës, pritet që në listë të mbyllur të futet Erinda Azizaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në qarkun e Shkodrës pritet të kandidohet në listë të mbyllur Eduard Zadrima nga Kanadaja.

Ndërkohë, Koordinatorja për Diasporën, Zerina Bruci mund të vendoset në listën e mbyllur të Tiranës. Para takimit me Kryesinë e PS, kryesocialisti Rama do të zhvillojë një takim me drejtuesit e qarqeve, mes tyre edhe shefin e diasporës, Taulant Balla.

Pas takimeve me Kryesinë, PS pritet të zyrtarizojë listën me emrat e kandidatëve, ndërsa afti i fundit për dorëzimin në KQZ është mesnata.