Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, ka ndarë një mesazh prekës me ndjekësit e saj pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet e pasigurt për ndjenjat e saj, duke theksuar se brenda saj ndjen një boshllëk dhe zbrazëti.

“Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk e di si ndihem… Unë vetëm e di që kam një boshllëk brenda meje,” shkruan Egli, duke lënë të kuptohet se po kalon një moment reflektimi dhe pasigurie.

Ajo shton se ndonjëherë arrin ta shpëtojë veten, por ndonjëherë e ka të pamundur. “Në këto momente kam nevojë të ndjej ngrohtësinë e përqafimeve nga familjarët dhe miqtë e mi,” përfundon ajo, duke treguar qartë nevojën për mbështetje emocionale pas eksperiencës në BBV.