Kryesocialisti Edi Rama ka mbërritur në Selinë e PS, ku do të takohet me drejtuesit politikë të qarqeve. Rama do t’i japë dorën e fundit listave me emrat për ekipin garues të PS më 11 maj, ndërkohë që në seli i fut i shoqëruar nga ministri Ulsi Manja, njëherazi edhe drejtuesi politik për Lezhën.
Rama do të takohet edhe me shefin për diasporën, Taulant Ballën ku do të flitet për emrat favoritë nga diaspora që do të futen në listën e mbyllur të PS.
Në 19:00 mblidhet Kryesia e PS, ku do të zyrtarizohen emrat 186 kandidatëve për deputetë që duhet të dorëzohen në KQZ para mesnatës.