Kur na ndajnë më pak se 2 orë nga nisja e spektaklit të shqiptarëve në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus, Ferma Vip 2, janë zbuluar disa sekrete të vogla se çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme.

Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve në Vizion Plus të orës 19:00, duke folur për gazetaren Tea Sadiku, moderatorja e spektaklit, Luana Vjollca, tha se ky show do të mbërthejë gjithë shqiptarët mbrëmjen e sotme para ekranit të Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara në Tring.

Luana bëri me dije se ky edicion do të ketë risi dhe supriza pafund, ndërsa zbuloi se partneri i saj brenda në fermë, ai që do të jetë kryeplaku i këtij edicioni është Albano Bogdo.

Pjesë nga biseda:

Tea Sadiku: Si e parashikon të gjithë këtë eksperiencë?

Luana Vjollca: Më keni gjetur pa përgatitur. Patjetër që emocion i ri, i kam qef sfidat e reja. Kam qef të hetoj gjërat vetë, mendoj se do të jetë fitim suksesi.

Tea Sadiku: Çfarë presim sonte?

Luana Vjollca: Ne e nisim sonte, duam njëherë që kjo mbrëmje magjike do të mbërthejë shqiptarët sonte, shqiptarët të harrojnë hallet e tyre, të festojmë dhe natën e dytë të Fiter Bajramit. Mendoj se do jetë një rrugë e gjatë e suksesshme, Fermerët e kanë në dorë që të kthejnë këtë program në sukses.

Tea Sadiku: Sa fermerë do të jenë pjesë, kush do ju shoqërojë?

Luana Vjollca: 16 konkurentë do të jenë pjesë e Fermës, emrat më në zë, por dhe më të spikatur. Jam e bindur që në fund të mbrëmjes, edhe publiku do të jetë i kënaqur me hyrjet, do të kemi muzikë, bashkim të shqiptarëve. Do të kemi një ekuacion matematikor që do të zgjidhet nga mesi i mbrëmjes.

Tea Sadiku: Po kryeplaku?

Luana Vjollca: Do të ketë një kryeplak. Po ua themi emrin, ai është Albano Bogdo.