
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri nga 12 deri më 14 mars, që shënon vizitën e saj të parë në vend. Ky udhëtim do të ofrojë mundësinë për diskutime me autoritetet shqiptare mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me fokus të veçantë në përparimin e reformave kyçe, përfshirë ato në drejtësi. Vizita gjithashtu do të shërbejë për të theksuar rëndësinë e forcimit të arritjeve të deritanishme dhe për të siguruar rezultate të prekshme në zbatimin e reformave të nevojshme.
Gjatë qëndrimit të saj, Komisionerja Kos do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryenegociatoren Majlinda Dhuka, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe përfaqësues të opozitës. Ajo do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtues të institucioneve të pavarura të drejtësisë dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Njoftimi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Majlinda Dhuka, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe përfaqësues të opozitës. Ajo do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtues të institucioneve të pavarura të drejtësisë dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Njoftimi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Komisionit Europian. Komisionerja Kos do të mbajë një fjalim edhe për studentët e Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës, duke shkëmbyer mendime mbi rolin dhe angazhimin e të rinjve në politikën e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, ajo do të vizitojë tri projekte të financuara nga BE në Elbasan. Një konferencë e përbashkët shtypi me kryeministrin Rama është e planifikuar për më 13 mars, në orën 10:10.”>Komisionit Europian.
Komisionerja Kos do të mbajë një fjalim edhe për studentët e Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës, duke shkëmbyer mendime mbi rolin dhe angazhimin e të rinjve në politikën e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, ajo do të vizitojë tri projekte të financuara nga BE në Elbasan. Një konferencë e përbashkët shtypi me kryeministrin Rama është e planifikuar për më 13 mars, në orën 10:10.