Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me struktura të PS-së Kamzës dhe njësive 7, 10. Rama tha se 1000 vetë po merren me negociatat, dhe për këtë nuk mund të ketë kthim pas. Ai shtoi se më 11 maj, nuk duhet një fitore numerike, por një triumf për forcën e tij politike.

“Në 11 maj, nuk duhet një fitore numerike, por duhet një triumf. Në 11 Maj, duhet të mendoni Shqipërinë në procesin e negociatave. Janë 1000 vetë që bëjnë negociatat. 40 persona merrem me ikje ardhje Tiranë-Bruksel. Gjithë kjo makineri që është ngritur dhe ajo gatishmëri nga ana tjetër, nuk duhet të ketë asnjë ndërprerje.

Futja në BE i jep sovranitetit tre vlera të sigurta dhe të garantuara njëherë e mirë, lirinë ind, barazinë para ligjit dhe standardet evropiane të bashkëjetesës demokratike. Këto të treja nuk t’i garanton askush përveç asaj familjeje”, tha Rama.