Crystal Palace fitoi 3-1 kundër Millwall në 1/8 e FA Cup dhe kalon më tej, ndërsa një ndërhyrje horror është parë në minutën e tetë.

Portieri mik Liam Roberts bëri një ndërhyrje të rëndë në dëm të sulmuesit Mateta, me këtë të fundit që la fushën i dëmtuar. Karton të kuq direkt për portierin Roberts, i cili nuk tregoi asnjë kujdes dhe nuk u interesua fare për sulmuesin.

Ky veprim i rëndë ka bërë xhiron në rrjet, me komentet që kanë qenë të pamëshirshme nga tifozët. Gjendja e sulmuesit nuk raportohet e rëndë, pasi në momentin e fundit një lëvizje mbrojtëse nga vetë ai shmangu më të keqen.