Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait, ndërkohë në pamjet e shpërndara nga ceremonia mortore, ai është kujdesur që ti dërgojë atij mesazhin e fundit përpara se të varrosej.

“Në spital të thashë lamtumirë babë! Nga Haga të them mirupafshim në parajsë” janë fjalët me të cilat Hashim Thaçi kishte veshur kurorën me lule që iu vendos në banesën e fundit babait të tij.

Ish-presidenti në dhomat speciale të Hagës u ndalua të merrte pjesë në ceremoninë mortore nga gjykata speciale e Hagës e cila nuk ka dhënë një sqarim të qartë deri më tani për këtë veprim.