Kryeministri Edi Rama në një nga takimet e radhës me asambletë e Kavajës dhe Vorës ka folur me anëtarët e Partisë Socialiste lidhur me zhvillimin politik në vend. Rama ka theksuar se në 11 Maji, Shqipëria duhet të votojë Partinë Socialiste si të vetmen forcë sipas tij që e çon Shqipërinë në ‘ombrellën”europiane.

‘Kjo do të thotë që Shqipëria të kaloj në një nivel tjetër në të gjitha aspektet, duke filluar nga individi, nga pashaporta e qytetarit të Republikës së Shqipërisë, nuk do të jetë më si dikur e shoqëruar nga pamundësia.

Ne hyjmë dhe bëhemi pjesë e barabartë e asaj familjeje, ku ne do flasim gjuhën tonë dhe secili gjuhën e vetë. Por na bën bashkë ombrella që na bën të gjithë së bashku. Se kur hyn në BE hyn tek shtetit përfituese, ashtu si janë investuesit. Më të mëdhenjtë kontribuojnë që të  vegjëlit të plotësohen.

Ne duke u bërë anëtarë do marrim 1 miliarë cdo vit. 300 milionë cdo vit për bujqësinë. E gjitha kjo mund të mos ndodhi nëse në 11 Maji, Shqipëria nuk voton fuqishëm PS, që nuk voton fuqishëm një process që nuk është fjalë goje.’-tha Rama.