Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon të gjithë tatimpaguesit se vijojnë përmirësimet për të lehtësuar procesin e deklarimit elektronik të deklaratave tatimore. Nga periudha shkurt 2025 e në vijim, Deklarata e re e Tatimit të Mbajtur në Burim paraplotësohet me informacionin e deklaratës paraardhëse për rubrikat që kanë informacion të vijueshëm si dhe ka disa përmirësime, të cilat iu mundësojnë tatimpaguesve një deklarim më të saktë dhe më të lehtë.

Deklarata e tatimit të mbajtur në burim plotësohet çdo muaj. Për muajin shkurt që afati i dorëzimit është deri më 20 Mars, deklarata do të parambushet automatikisht nga modeli i dorëzuar në muajin paraardhës. Sipas administratës tatimore, ndryshimet e implementuara kanë të bëjnë me:

Të dhënat e vetëdeklaruara nga tatimpaguesi në deklaratën paraardhëse për rubrikat:

Pra, nëse tatimpaguesi ka deklaruar Deklaratën e Tatimit të Mbajtur në Burim për periudhën janar 2025, deklarata e periudhës shkurt 2025 do të parambushet nga modeli më i fundit i dorëzuar për periudhën janar 2025.

Vlerat e para plotësuara mund të ndryshohen ose të fshihen. Pra, tatimpaguesi për secilën rubrikë të para plotësuar mund të heqë pagesa të deklaruara në muajin paraardhës, të shtojë të reja, ose t’i ndryshojë, pasi të gjitha rekordet e parambushura do të jenë në formë të modifikueshme deri në dorëzimin e deklaratës nëpërmjet butonit Dorëzo.

Deklarata mund të shkarkohet në formatin Excel, si në versionin Ruaj ashtu edhe në versionin Dorëzuar. Në dokumentin Excel do të shfaqen vetëm rubrikat për të cilat ka pasur pagesa për atë periudhë tatimore.

Të dhënat mund të fshihen në grup duke i përzgjedhur të gjitha njëkohësisht nëpërmjet funksionalitetit Select All dhe më pas duke klikuar në butonin Fshi. Për më shumë sqarime apo informacion të nevojshëm mund të konsultoni dokumentin bashkëngjitur Udhëzues përdoruesi./ Monitor