– Nisi sot shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët shqiptarë.
Sipas shifrave të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, deri tani e kanë tërhequr këtë bonus 22718 pensionistë në të gjithë Shqipërinë.
Lajmin e bëri të ditur sot (3 mars) vetë ministri Blendi Gonxhja. Procesi po vijon me ritme të larta.
“Bonusi mund të tërhiqet deri më 30 Shtator 2025, pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe Bankave të Nivelit të Dytë”, njoftoi ministri Gonxhja, në rrjetin social Facebook.
10 mijë lekë bonus shpërndahet për pensionet bazë deri në 20,000 lekë dhe 5 mijë lekë bonus për pensionet mbi 20 mijë lekë.