Orët e paradites; do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit ku hera – herës; vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin; më të dendura në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Ndërkohë; orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dendësim të vranësirave si edhe shtim të intensitetit të reshjeve; ri-kthehen reshjet e dëborës në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 metra.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosovë

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë dominante përgjatë paradites në pjesën më të madhe të Kosovës KU reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente; Më të theksuara në zonat veriore dhe veriperëndimore; Parashikohet që orët pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim të situatës së reshjeve, por ulen temperaturat duke ri-kthyer ngricat në disa akse rrugore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale e shënuar në Podujevë deri në 16°C vlera maksimale në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Maqedonia e Veriut

Pritet rënie e Vlerave Barike duke sjellë në Republikën e MV mot; kryesisht të paqëndrueshëm dhe dominim të vranësirave dhe reshjeve të shiut në të gjithë territorin; më të dendura në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV; Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin dobësim të reshjeve si edhe ndërprerje të përkohshme të tyre, por ulen temperaturat duke sjellë sërish dëborën dhe ngricat në disa akse rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 18°C vlera maksimale në qytetin e Manastirit.

Era do të fryjë mesatare paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Europa

Një pjesë e mirë e kontinentit Europian do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore; konkretisht; gadishulli Iberik; gadishulli Apenin si edhe rajoni i Mesdheut do të dominohen nga reshje shiu e dëbore si edhe stuhi të forta ere; Po ashtu; Alpet e Europës si edhe vendet Lindore do të paraqiten me vranësira; reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të theksuara, ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë në; ishujt Britanikë; gadishullin Skandinav si edhe pjesërisht Europën Qendrore.