Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025. Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.

Pavarësisht se kë do të votoni ose jo, cila parti mendoni ju se do të fitojë zgjedhjet?

Kësaj pyetje qendrore politike për zgjedhjet, 61.1% e qytetarëve parashikojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS. Ndërkohë 20.7% e të pyeturve parashikojnë se zgjedhjet do t’i fitojë PD, 3.7% parashikojnë se do t’i fitojë Shqipëria Bëhet, 1.2% mendojnë se do t’i fitojë Partia Mundësia dhe 1.2 % parashikojnë si fituese Lëvizja Bashkë.