Partnerja 23 vite më e re, Ana Skreli, e këngëtarit të njohur Robert Berisha ka postuar foton e veçantë me të.
Teksa kanë pozuar para një pasqyre, Ana është shfaqur më seksi se kurrë pranë këngëtarit, i cili ka vënë dorën në të pasmet e saj.
E veshur me një mini-fustan, i cili i tregon kurrizin dhe format elegante, partnerja e Roberit nuk lë vend për imagjinatën.
Në postimin e publikuar Ana e ka etiketuar Robertin si zemrën e saj teksa shkruan përbri: “Zemra ime”.
Kujtojmë që këngëtari e bëri publike lidhjen me Ana Skrel gjatë vitit të kaluar, më 14 shkurt përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ai ndau me ndjekësit një video duke u puthur mnë buzë me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, ndërsa festonin Shën Valentinin së bashku.
Me anë të këtij postimi këngëtari tregoi se është shumë i lumtur krah të dashurës së tij 23 vite më të re.
Mesa duket shprehja “dashuria nuk njeh moshë” po funksionon më së miri tek Roberti dhe e dashura e tij.