Në rubrikën “Sy më Sy” në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve lidhur me pyetjet e tyre për tunelin e Murrizit që u hap sot.

Por një ndër komentet për Ramën kishte lidhje me veshjen që kryeministri kishte sot gjatë inaugurimit të tunelit.

Ndjekësi e pyeti se sa kushton pallto. “Pash Zotin sa për kureshtje sa bën ajo palltoja zoti Rama se unë po e kërkoja e nuk po e gjeja!?”, shkruan ndjekësi. Rama tha se pallton e ka blerë 20 vite më parë në Gjermani, teksa i kërkoi komentuesit që mos merret me muhabete rrobash.

Sigurisht Rama nuk la pa ironizuar në replikën e tij edhe opozitën.

“S’ke ça bën, se s’ka ça bën njeriu ku i ha rrenat si manaferra se i shijojnë prej qejfit ..ty të kanë gjetur të uritur bretkosat e kënetës dhe të kanë dhënë një manaferrë..

Ti tani po thua se s’gjen dot pallto si e imja… E kam blerë në Gjermani para 20 e ca vjetëve prandaj mos e kërko kot se i ka kaluar afati i amortizimit. Nuk i shkon burrit të merret me rrobat e burrit”, tha Rama.