Pa dyshim, të gjithë ne mund të gjendemi përballë sfidave apo situatave që kërkojnë vëmendje, megjithatë, shenjat e mëposhtme të zodiakut mund të përballen me vështirësi dhe pengesa gjatë muajit prill.

Megjithëse astrologjia na ofron udhëzime të përgjithshme se si lëvizjet planetare mund të ndikojnë në shenja të ndryshme të zodiakut, është e rëndësishme të mbani mend se përvojat personale mund të ndryshojnë.

-Binjakët

Retrogradi i Mërkurit në shenjën e Demit ndikon në nënndërgjegjen tuaj dhe qartësinë tuaj. Eklipsi diellor te shenja e Dashit krijon tensione me miqtë dhe kolegët.

-Virgjëresha

Mërkuri është retrogradë në shtëpinë tuaj të 9-të, duke ndikuar në udhëtimet, edukimin dhe qëllimet e së ardhmes.

-Peshorja

Eklipsi diellor sjell trazira në marrëdhëniet tuaja dhe Mërkuri ndikon në çështjet tuaja financiare dhe emocionale. Mund të keni keqkuptime apo probleme në marrëdhënie dhe financa. Vendosni kufij në marrëdhënie dhe rivlerësoni partneritetet tuaja. Eklipsi hënor në Akrep ndikon në karrierën dhe jetën tuaj familjare, ndërsa Mërkuri shkakton përçarje në sigurinë e shtëpisë tuaj. Mund të keni edhe tensione në punë dhe pakënaqësi me familjen.