Randal Kolo Muani është një nga protagonistët kryesorë të Juventusit, me sulmuesin që u përshtat shumë shpejt në Torino.
Tifozët po mendojnë për qershorin, kur lojtari duhet të kthehet në Paris pas përfundimit të huazimit, të rënë dakord në verë.
Vetë lojtari, në një intervistë për La Repubblica, është shprehur i hapur për një qëndrim të mundshëm te “Zonja e Vjetër”.
“Vullneti im është të luaj dhe të argëtohem. Por nëse gjërat vazhdojnë kështu, pse të mos qëndroj? Juventusi është klubi që më hapi dyert”. Kapitulli i PSG u mbyll? Nuk do ta quaja kështu, pasi kam ende kontratë me ta”.