– Në Kosovë ka përfunduar numërimi i votave në qendrat e votimit në vend, në njësitë diplomatike jashtë vendit dhe rreth është numëruar rreth 80% e votave me kusht. Pas përfundimit të këtij procesi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Eugen Cakolli nga organizata “Demokracia në Veprim” ka dhënë një pasqyrë të qartë se si do të jetë përbërja e Kuvendit të Kosovës dhe formimi i grupeve parlamentare.

Në një postim në Facebook, ku ka treguar me grafikë dhe tabela përbërjen e Kuvendit, Cakolli shkuan se pavarësisht diferencave të vogla mes disa kandidatëve, ndryshimet në shpërndarjen e mandateve pritet të jenë minimale. Kjo nënkupton se përbërja e grupeve parlamentare të subjekteve politike do të mbetet pothuajse e pandryshuar nga trendet e deritanishme të rezultateve.

“Pas numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta, votave nga jashtë dhe rreth 80% të votave me kusht – me votat e mbetura që nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim – kjo pritet të jetë përbërja e re e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Gjithashtu, pavarësisht diferencave relativisht të vogla mes disa kandidatëve, me ndryshime minimale, kjo pritet të jetë përbërja e grupeve parlamentare të subjekteve politike që kanë siguruar mandate – përfshirë edhe subjektet politike të komuniteteve jo-shumicë.”, thuhet në postimin e Cakollit.