Në programin e katërt të qeverisë në kulturë janë tre 3 projekte madhore: Galeria Kombëtare, Teatri Kombëtar dhe Muzeu i Madh Kombëtar. Po kështu në plan është ngritja e Qendrave Kulturore Shqiptare në Botë

Në kulturë kemi realizuar diçka shumë të rëndësishme që prek shumë komunitetet fetare.

650 operacione shpëtimi dhe restaurimi të objekteve pasuri kulturore, natyrisht, shumica dërrmuese në mos të gjitha janë objekte kulti që ishin në prag të zhdukjes. Dhe që kur ne kemi marrë detyrën, edhe kjo është për t’u shënuar, jemi e para qeveri nga momenti i ndryshimit të sistemit që ka ndërtuar teatro dhe ka ndërtuar muze. Këneta ka ndërtuar dhe rindërtuar vetëm 1 pavijon, që nga një pavijon historik e ktheu në një pavijon thuajse psikiatrik në katin e tretë a të katërt të Muzeut Kombëtar.

Hiq ca, fut ca, vër ca tela atje me demek persekutimi domethënë një absurd, një banalitet, një turp.

Ne kemi bërë krejt të reja 20 salla teatri dhe kemi ndërtuar 20 muzeume, rindërtuar ose ndërtuar nga e para disa prej tyre. Jemi sot për mandatin e 4 me 3 vepra madhore, me tre vepra madhore: Galerinë Kombëtare, Teatrin Kombëtar dhe Muzeun e madh Kombëtar që janë të treja në faza të ndryshme të procesit, dy janë në kantier. Muzeu Kombëtar së shpejti do të jetë dhe ai në kantier.

Më tutje, një ambicie që i ka ardhur koha është fillimi i ngritjes së rrjetit të qendrave kulturore shqiptare në Itali, në Greqi, në SHBA, në Gjermani, në Angli, në Francë, etj, një kërkesë që vjen nga diaspora dhe të cilën ne duam ta adresojmë bashkërisht me diasporën, por sot kemi më shumë mundësi që të hyjmë edhe me financim.