Gjatë pasdites kryeministri Edi Rama pati takim dhe me të rinjtë e Fierit të cilëve u kërkoi votën për 11 majin, si shansi i tyre për të studiuar në BE njësoj si një student i vendeve të BE-së.
“Shqipëria është më e rëndësishme se çdo përkatësi partiake dhe prandaj me të njëjtin unitet duhet votuar vetëm PS, jo për të qenë socialistë as për tu bërë socialistë por për të mos ndaluar asnjë sekond negociatat dhe për të mos krijuar asnjë ndjesi luhatjeje të Shqipërisë në sytë e atyre që na shohin nga dritarja”
Ne kemi qenë të vetëdijshëm për reformën. U ndal dhe tek retorika e opozitës se SPAK që ka në hetim dhe në pranga eksponentë të rëndësishëm të PS-së po i afrohet atij.
Ti i jep shpatën dhe do presësh se nëse sheh se duhet të godasë do të godasë. Këta çohen e thonë hajduta, ja u kapën. Çfarë kapën? Ne e dinim që do të sillte këto pasoja. Qajnë hallin tim. T’i kapën. Ç’më kapën?! Kjo familje është një bie mijëra ngrihen. Ne jemi 800 mijë më 11 maj do shkojmë 1 milionë e këta thonë ju kapën. Ne në 10 vite kemi marrë mbështetje 1 miliardë euro, 1 miliardë euro do i marrim çdo vit nëse bëhemi anëtarë të BE-së.”
Rama thotë se përfitimet miliona euro që Shqipëria do të përfitojë nëse bëhet anëtare e BE-së brenda 2030 nuk mund të lihen në ruletën e lojës politikë, kjo është arsyeja pse vota e 11 majit ka rëndësi.
“Ne në 10 vite kemi marrë mbështetje 1 miliardë euro, 1 miliardë euro do I marrim çdo vit si anëtarë të BE-së.
Për bujqësinë kemi marrë mbështetje disa dhjetra milionë euro, ndërsa në vit do të jenë 300 milionë euro.
Këto nuk mund të hidhen në ruletën e lojës politike. 11 maji nuk është lojë politike. Nuk shkojnë në stadium partitë politike. Nuk është luftë fanellash. Është mision patriotik I cdo shqiptari por dhe në interesin tuaj që të merrni pasaportën brenda 2030. Nga ju nuk dua fitore por triumf. Shqipëria nuk ka për të humbur shansin as trenin e historisë.
….Zogun që ka ardhur në dorë nuk kemi për ta lëshuar se nuk do na e falë historia”