Qytetarët e Tiranës kanë kundërshtuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj pa akuzë dhe pa gjyq. Një prej tyre thekson se mbajtja e Veliajt në burg në këtë pikë ku ndodhen hetimet është një akt që vë në dyshim drejtësinë dhe funksionimin e saj në Shqipëri.
“Nëse do të arrestoheshin të gjithë në këtë formë është një turp I madh për drejtësinë shqiptare. Unë do të mendoja që pa akuzë, pa gjyq, pa asnjë mjet idnetifikimi që ai ka bërë këtë ose këtë dhe këtë, është e padrejtë që ai të dënohet. Drejtësia duhet të veprojë në bazë të rregullave që ka, në bazë të ligjeve që ka, dhe shteti duhet të funksionojë mbi bazën e së drejtës që ka për njerëzit. Nuk mund të fusësh një personalitet si Zoti Veliaj në burg pa asnjëlloj akuze. Ta detyrosh tjetrin të thotë atë që nuk mendon sepse do ai tjetri që ta ashtu… Veliaj duhet dënuar vetëm me prova, nëse kishte prova në flagrancë, jo futu njëherë në burg ti dhe pastaj të gjej provat unë që të të mbaj në burg ose të të liroj. Më duket anormale,. Forca drejtësisë forca SPAK-ut por ama në bazë të rregullave që ka ligji ndërkombëtar”, tha një qytetare.
Po ashtu, një tjetër qytetar i cili ka vlerësuar punën e Veliajt, e vlerësoi atë si kryebashkiakun më të mirë të Tiranës,
“Arrestimi I padrejtë, për mua Veliaj është kryebashkiaku më I mirë I Tiranës. Ka punuar më shumë. Edhe Edi Rama ka punuar, por ai ka punuar më shumë se Edi Rama. Si ka qenë qendra më përpara dhe si është bërë sot. Ka punuar shumë”, u shpreh më tej një tjetër qytetar.
Një qytetar tjetër, 77 vjeç, i cili ka jetuar për një kohë të gjatë në Tiranë, kujtoi periudhën e Saliut dhe krahasoi zhvillimet e qytetit me atë që ka arritur Veliaj.
“Ty të ngelet qejfi, s’të ngelet qejfi, por këtu bëhet punë”, shtoi ai.