Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe Drejtori i Fondit të Zhvillimit Dritan Agolli. Rama ka parë nga afër nivelin e punimeve në territor dhe e ka krahasuar projektin e Bunës të ngjashëm me atë të Lungo Mare-s në Vlorë.
Kreu qeverisë tha se aty do të krijohet një hapësirë e madhe ndërveprimi, sipas tij që do ndikojë në turizëm.
Fillimisht Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, tha se rruga e re është investim i shumëpritur për zonën.
“Krijon krejt lidhjen dhe oferta turistike, pastaj bëhet bashkë me Malin e Zi te pjesa e Krajës që lidhet, plus që nga ana teknike rruga është e bërë gati 10 metra e gjerë dhe 2 korsi, është investim shumë i kompletuar dhe shumëpritur për zonën.” – u shpreh ai.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë dhe theksoi se me realizimin e saj hapet një perspektivë e re turistike për zonën.
Rama: Kjo do jetë një gjë e mrekullueshme, këtu do krijohet jo vetëm jetë urbane por dhe shumë energji dhe do krijojë shumë fuqi tërheqëse, si Lungo Mare që krijoi gjithë atë magnet. Shiko çfarë hapësire krijohet se duket kështu, por krijon me të vërtetë ndërveprim të madh.