Kryeministri Edi Rama tha se më 15 Maj do të vijnë në Shqipëri të gjithë liderët e BE për samitin e Komitetit politik Evropian. Ai tha se shqiptarët duhet të votojnë për PS, dhe të mos lënë që bufi i kënetës të ulet me këdo liderë si bashkëbisedues.
“Nuk duhet asnjë urtësi e madhe për të menduar vetëm një moment, imagjinojeni që BE me ne është angazhuar në negociata, Janë 1 mijë vajza e djem që punojnë çdo ditë, më 15 Maj, BE i gjithi, vjen në Tiranë. Në datën 16 maj, vijnë edhe të gjithë liderët e Evropës jashtë BE që nga Britania e Madhe, Turqia, Ukraina dhe Azerbajxhani dhe sekretari i NATO-s. Çfarë ndryshimi ka midis një mesazhi të 11 majit, ku shqiptarët pa dallim partie, i çojnë Evropës mesazhin që ne të gjithë duam të hyjmë në BE tani dhe një mesazhi të paqartë. Pastaj imagjinoni që atyre t’iu rishfaqet bufi i kënetës si një bashkëbisedues. Imagjinoni Evropa dhe NATO që bashkëbisedon me bufin e kënetës”, u shpreh Rama.