Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Durrës, ka folur për drejtësinë, duke thënë se duhet të jenë krenarë dhe jo kokulur.

Nga Durrësi Rama kërkoi votën e qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Rama u ndal veçanërisht te prindërit, ai kërkoi votën e tyre në mënyre që fëmijët e tyre të pajisen me pasaportë të BE-së, pasi sipas Ramës vetëm me PS në pushtet Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE.

“Ta hedhi votën në kënetë për tifozllëk është kot, ndërkohë atë votën duhet ta marrin e ta çojnë për PS. QË Kur fëmija të bëhet 18 vjeç të ketë pasportë të BE-së dhe të studiojë ku të dojë. Jo se ata të tjerat do anulojnë negociatat po do mbyllet dera. Ajo derë tani është e hapur, mbaroni detyrat e hajdeni. Të mbarosh detyrat për tu fut atje duhet të bësh shtet”, tha kryeministri Edi Rama.