Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkodër për të vijuar takimet e tij me kandidatët socialistë me të cilët do të kërkojë votën më 11 maj.

Gjatë ditës Rama do të ketë takime dhe me socialistë por dhe do të inspektojë projektet e qeverisë që po përmirësojnë jetesën e banorëve të këtij qarku.

“Kemi zgjedhur ekip të motivuar për të punuar fort’ tha Benet Beci, drejtuesi i PS-së së qarkut të Shkodrës.

2 nga kandidatët kandidojnë për mandat të dytë, 13 të tjerë kandidojnë për herë të parë

Kandidatët PS në Shkodër
Lista e mbyllur:
Marjana Koceku
Onid Bejleri
Xhenis Cela
Bujar Rexha
Lista e hapur
Edona Bilali
Enertil Canaj
Ervin Doda
Holta Duda
Frrok Gjini
Besmir Lesha
Marjan Ndershtiqaj
Vera Ndreca
Kejsi Spahija
Shkelqim Sterkaj
Adnan Shullani