Kryeministri Edi Rama po mban një takim me kryetarët e bashkive bregdetare tour operatorë, hotelierë nga Himara dhe Vlora, Durrësi, Lezha
Këtë vit menaxhimi i sezonit turistik do të jetë më efektiv pasi me vendim të qeverisë do të ketë hapësirë më të madhe të plazheve publike si dhe shezllonet do të jepen vetëm për operatorët hoteliere.
Në Shëngjin bashkia do të vendosë 5 mijë çadra në plazhet publike të cilat do të menaxhohen nga pushteti vendor.
Ndërkohë bashkia Himarë parashikon aplikimin e projektit pilot.
500 çadra si viti i parë për të parë sa i sukseshëm do të jetë. Nëse këtë vit është i suksesshëm atëherë do e zgjerojmë. Çmimi 5 mijë lekë të vjetra për plazhet e kategorisë së parë dhe 3 mijë lekë për plazhet e kategorisë së dytë” tha kryetari i bashkisë së Himarës.