Kryeministri Edi Rama i është drejtuar shqiparëve të Athinës ditën e sotme në kuadër takimeve me Diasporën duke i thënë se duhet të kujtohen se çfarë kanë hequr në emigrim.

Rama tha se sot ata marrin respekt shumë më shumë nga çfarë merrnin në të shkuarën.

Rama: Por jo vetëm që duke bërë këtë zgjedhje ju shpëtuat veten dhe familjen tuaj, ju shtuat fuqitë e Shqipërisë që të ngrihet më shpejtë. Nëse doni të dini se për çfarë ka nevojë Shqipëria në 11 Maj, të bëni historikun e thjesht të familjes tuaj. Të kujtoni dhe të merrni pak minuta për kapitujt e jëts këtu, qoftë ata që ishin të vegjël kur erdhën këtu, të gjithë kanë parë momente të rrugës, poshtërimet kanë qenë të patregueshme, edhe për të ardhur në ditën që fqinjëve tuaj rreth e rrotull juve tu thoni mirëmëngjes kur ju thonë mirëmëngjes dhe mos ju thoni asgjë kur nuk ju thonë mirëmëngjes. Ju është dashur të luftoni shumë dhe për një kohë të gjatë, ju është dashur të thoni mirëmëngjes kur ju thoshin plaç.