Në një podcast ndryshe, kryeministri Edi Rama tha se do të ketë një transmetim maratonë, për prezantimin e ekipit të ri të PS për Shqipërinë 2030. Rama kërkon mandatin e katërt duke u bërë thirrje shqiptarëve se kush e do pasaportën e BE duhet t’i japë PS një mandat më të fortë se asnjëherë.

“Me pasaportën e BE, çdo ambasadë e BE i vjen në ndihmë kudo ku ndodhet një shqiptar apo shqiptare që zotëron pasaportën e BE nëse nuk ka aty pranë një ambasadë shqiptare. Ky është horizonti ynë i mandatit të katërt i konkretizuar, sot ju ftoj në një maratonë ekskluziv i këtij podcasti me ata dhe ato që i janë bashkuar skuadrës sonë kombëtare për fitoren e 11 majit dhe që janë pjesë e përpjekjes së re së PS për të qenë një parti e re për Shqipërinë në BE. PS 2030, për Shqipërinë në BE”, tha Rama.