Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me disa bufa të vegjël, duke ironizuar kreun demokrat Sali Berisha, ndërsa në sfond dëgjohen deklaratat e këtij të fundit lidhur me listat për zgjedhjet.

Rama shkruan “Ja edhe tuneli madhështor i fitoreve imagjinare”, duke iu referuar tubit në të cilët hyjnë bufat, në videon e publikuar nga kryeministri.

Ky postim i Ramës vjen disa orë pas inaugurimit të tunelit të Murrizit në Dibër dhe një ditë para protestës së thirrur nga Berisha kundër mbylljes së platformës TikTok.