Territori shqiptar do të jetë sërisht nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Më të theksuara në skajin Verior dhe Jugor të vendit. Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim, të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut, por herë pas here do të ketë intervale të shkurta me kthjellime. Gjatë natës reshjet të përfshijnë të gjithë territoin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 24°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.