Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin prill, në studion e “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Marsi ka qenë një muaj me ngarkesa të mëdha emocionale. Ishte muaji më i vështirë i 2025 dhe më i vështiri që nga tetori i 2023.

Muaji prill nuk ka ndyrshim nga marsi, deri në datën 7. Jemi me hënën në mbushje dhe emocioni do jetë shumë i mirë. Kemi një hyrje shumë të rëndësishme në Prill. Neptuni te Dashi, deri në Janar 2026.

Ky Neptun si ndikim te individ nuk e prek shumë. Më të privilegjuarit janë Dashi dhe Peshorja.

Do ketë ndikim shumë të fortë në kushtet ekonomike, politike dhe klimatike të vendeve dhe botës.

Dashi
Është një muaj që qëllimi dhe kryefjala është kontrolli i ekonomisë. Ndikimi i Neptunit do të ndihet vetëm te të lindurit në ditën e parë të shenjës. Marsi te Lunaët favorizon ndryshimet, pavarësisht se deri në datën 19 vazhdojnë të kenë vonesa. Periudha më e gëzuar dhe më e shpejtë dhe me ndryshime thelbësore nis me 19 prill. Kujdes me risqet ekonomike në ditët e fundit prill.

Demi
Marsi te Gaforrja, në momentin që kthehet mërkuri dhe venusi në të drejtë, është shumë më favorizues se Marsi te Luanët. Në prill do ndihen mirë me veten dhe më të kthjellët, pavarësisht vështirësive të marsit. Do jeni produktiv dhe me rezultate të mira, por ndjesia e muajit është që bie ritmi i punës. Emocionet dhe familja janë çështjet kryesor të muajit. Mund të dali në mes të muajit tematikë një çështje leku.

Binjakët
Jupiterin e kanë në të drejtë dhe këtë herë jo me ndikime negative. Janë vendosur në të drejtë njëri në datën 8 dhe tjetri në datën 13. Janë në një pozicion jo shumë komod për binjakun në vetvete, por do i zotërojnë mirë. Neptuni te Dashi, të lindurit në ditët e para të shenjës duhet të nisin të mendojnë si do ishte e përditshmja e tyre nëse do kenë ndryshime të mëdha të papritura, në aspektin e punës. Shija e prillit është e mirë për ata që merren me sporte dhe me gazetarinë.

Gaforrja
Më në fund do largohet Marsi nga Gaforrja. Kjo do ndihmojë dhe lehtësoje shumë Gaforren. 13-19 prill do jetë periudha më e rëndësishme për ju. Do vendosin në agjendën e tyre detyrime që mezi i pret. Humori, energjia dhe ritmi do jenë shumë më mirë nga periudha shkurt-mars.

Luani
Marsi te Luanët bën që të veshin atletet dhe të nisin vrapin. Ndryshon ritmi dhe agjenda. Do ndihen ndryshe në raport me të tjerët. Do mund të shijojnë vëmendjen në të gjitha ambjentet. Prilli do jetë i ndarë në 2 pjesë. 8-16 jep shije të mirë për çështje që i keni nga nëntori 2023. Pjesa e dytë do merren intensivisht në karrierë dhe me zhvillime të rëndësishme.

Virgjëresha
Mërkur-Venus te Peshqit përballë tyre. Sqarime, rregullime, korigjime, riorganizime do ndodhin në çdo lloj fushe që bashkëpunojnë dhe veprojnë. Vendosini në agjendë, shfrytëzoni maksimalisht këtë moment për të korigjuar çfarë është e mundur. Marsi te Lunaët shënon mbylljen e disa detyrimeve për të hapur vend për detyrime të tjera.

Peshorja
Marsi te Lunaët ju shkon shumë. Minimalisht e zotëroni mirë dhe impenjimet do i shijoni shumë më tepër. Me çështjet që i përkasin familjes nuk ju gjen shumë komod. Me çështjet që i përkasin profesionit është ajo që ju gëzon shumë dhe e shijoni gjatë gjithë muajit. Agjenda e Peshores shtohet, rregullohet dhe vendoset në qendër të vëmendjes. Mos harroni që me neptunin ballë për ballë, keni kohën dhe momentin tuaj. Kjo vazhdon nga sot deri në 2039. Tregohuni të guximshëm.

Akrepi
Për sa kohë mërkuri dhe venusi janë te peshqit, do kenë një shije më të mirë në ambjentet familjare. Beqarët e akrepave është një muaj që do rezultojë shumë i ngrohte dhe me pasion. Marsi te Luanët do lehtësojë të lindurit në 10 ditëshin e parë dhe të dytë, por do ngatërrojë të lindurit në 10 ditëshin e 3. Këtë muaj do e shijojnë maksimalisht të lindurit në 10 ditëshin e parë dhe të dytë. Pjesa tjetër duhet të presin pak për t’i çuar gjërat ekonomike aty ku duan.

Shigjetari
Më në fund Mërkuri dhe Venusi në të drejtë me Diellin e vet. Kjo dmth që minimalisht dinë çfarë duan dhe çfarë duhet ndryshuar. Ëështë e sigurt që që nga sot ndryshon shija e të përditshmes. Do jetë shumë e këndshme dhe me shumë optimizëm. Do përmirësohet energjia e tyre sa më shumë i afrohemi datës 19. Pas 19 Prillit kthehet në nivelin më të mirë të mundshëm. Marsi te Luanët është një hyrje shumë e favorshme dhe me punë që përshpejtohen.

Bricjapi
Në pjesën e parë mbyllin të gjitha çështjet që i përkasin dimrit. Mund të jetë ndryshim zyre, shtëpie, pune. Çfarë ndryshimesh kanë marrë përsipër nga mesi i vjeshtës vjet do i përshpejtojnë dhe do i realizojnë me sukses. Marsi te Luanët të Bricjapët favorizon ata që janë të qartë me gjërat e tyre. Ka që në mesin e dhjetorit vjet dhe deri tani që duket sikur vrapon dhe nuk njeh formë tjetër të funksionuari. Do të ndryshojë dhe do të lehtësohet agjenda e tyre duke lënë hapsirë edhe për gjëra emocionuese dhe argëtuese.

Ujori
U shkon shumë Marsi ballë për ballë. Ka zhvillime dhe bashkëpunime të reja. Ka habitat të ri profesional. Shija e të resë në punën e tyre do jetë prezent patjetër pas datës 19. Deri në datën 19 duhet të jenë të kujdesshëm nëse kanë detyrime me shtetin, me të tretët, dokumenta zyrtare. Plutoni është aty dhe në lëvizjet e pa menduara do përballen me korigjime që marrin kohë dhe para.

Peshqit
Mërkuri në të drejtë do i lehtësojë minimalisht me një agjendë pa anulime dhe pa vonesa. E dyta do sjelli qartësim në situata të ngarkuara emocionale që mund të kenë patur në familje nga mesi i shkurtit. E treta një bilanc më i qartë dhe më i sigurt në lëvizjet ekonomike. Është muaji i parë që Peshqit do mund të shijojë pranverë në mënyrën si ëndërron në pjesën e parë të muajit. Në pjesën e dytë të prillit do shijoj shumë pranverë në mënyrën si jeton dhe në të përditshmen. Kalimi i Neptunit te Dashi, do duhet të jeni racional.