Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit të “Shqipëria 2030”, deklaroi se Partia Socialiste është e vetmja garante e reformës në drejtësi.

Rama shigjetoi edhe Berishën kur tha se bufi i kënetës kërkon votën më 11 maj, që më 12 maj të shkrijë SPAK.

“Liria individuale, ajo cka ne fituam më në fund të fundit në Europë, asnjëherë nuk e kemi aq të sigurtë sac do e kemi kur të jemi pjesë e BE.

Barazinë para ligjit, s’e kemi patur asnjëherë, vetëm sot në këto vite të fundit falë reformës në drejtësi, rrugës që ne i hapëm drejtësisë së re, shqiptarët po shohin përpjekjen e parë në histori për barazi para ligjit.

Me krijimin e institucioneve të re, ka nisur të ndodhë hetimi i zyrtarëve, sepse ne i kemi dorëzuar drejtësisë vullnetarisht me një vision të qartë, vullnet të palëkundur, shpatën e zonjës së drejtësisë e cila atë shpatë e mban qysh në lindje të kohëra demokratike për botën ndërkohë që në Shqipëri nuk e kishte deri kur ia dorëzuam ne.

Ka qëndruar në zyrën e të parit të qeverisë, deri kur unë arrita në atë zyrë. E kanë përdorur atë shpatë në mënyrë arbitrare. Kreu i qeverisë futi në burg kryetarin e opozitës, Fatos Nanon, të fundit të burgosur politik.

Sot ajo shpatë është në duart e SPAK, peshorja tek GJKKO, sot jemi garantët e vetëm të kësaj historie të re, që bufi i kënetës përbetohet që do ta kthejë përmbys, duan votën më 11 Maj që të rimarrin shpatën dhe ta zhveshin zonjën e drejtësisë nga fuqia për të imponuar drejtësinë para ligjit”, tha Rama.