Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për të vijuar rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos përmes një postimi në rrjetin social “X”, thekson se kjo do të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në.

“Urime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së! Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësuar jetën e qytetarëve dhe afruar vendet më shumë me BE-në”, ka shkruar Kos.