Nëse je një votues i regjistruar për të votuar nga diaspora, atëherë, kjo video është për ty. Do iu tregojmë se si duhet të veproni kur ju vjen zarfi në shtëpi dhe do të shpjegojmë se si praktikisht është e pamundur që dikush të kuptojë se për kë ka votuar një person i caktuar.
Zarfi i madh që do t’ju dorëzojë posta, ka brenda disa gjëra:
1.Një udhëzues se si duhet të veproni, e cila duhet lexuar me kujdes përpara votimit.
2.Fleta e votimit
3.Një zarf A i vogël dhe pa asnjë shënim.
4.Një zarf B i madh, i cili sipas ka të printuar një BarCode, i cili tregon se cilit zgjedhës i përket vota, në çfarë shteti është ai, dhe cilit qark i përket vota.
Hapat që duhet të ndjekë votuesi pasi i mori të gjithë këto:
1. Të lexojë me kujdes udhëzuesin nëse nuk ka qartësi
2. Të marrë fletën e votimit, ta hapë me kujdes e pa e dëmtuar. Pasi ta studiojë, të zgjedhë duke vendosur një shenjë tek kutia e partisë/koalicionit që dëshiron, dhe brenda të njëjtës kolonë, mund të votojë vetëm një prej kandidatëve të listës së hapur.
3. Paloseni fletën me kujdes dhe mos bëni asnjë shënim në pjesën e jashtme të saj.
4. Futeni fletën brenda zarfit të vogël A, dhe mbylleni mirë.
5. Kujdes, mos bëni asnjë shënim mbi zarfin A, dhe mos fusni brenda tij, asgjë tjetër veç fletës së votimit.
6. Zarfin e vogël A, futeni brenda Zarfit të madh që ju solli posta, Zarfi B, i cili ka sipër BarCode tuaj të printuar.
7. Postojeni zarfin.
Kur posta e sjell zarfin në KQZ, administrata kryen këto veprime:
1. Skanon BarCode që ndodhet mbi zarfin B. Përmes tij kupton se cilit votues i takon fleta, dhe në cilin qark duhet të shkojë vota e tij.
2. KQZ e hap zarfin B, dhe nxjerr prej tij, zarfin A, dhe këtë zarf e hedh në kutinë e fletëve të votimit të qarkut përkatës.
3. Në këtë moment, zarfi B që ka BarCode me të dhënat e zgjedhësit, është ndarë nga zarfi A, i cili nuk ka asnjë shënim dhe ka vetëm fletën e votimi.
4. Numëruesi gjen në kuti vetëm zarfin A që ka brenda fletën e votimit, dhe kur e hap për ta lexuar, e ka praktikisht të pamundur të dijë se vota e kujt ishte ajo.
Transporti i një zarfi me materiale votimi në diasporë, dhe kthimi pas i tij, do të shkojë 50 $. Kostoja totale e buxhetit të shtetit për transportin e votës jashtë vendit llogaritet 12.5 mln euro./REPORT TV