Të dhënat e sondazhit ekskluziv të Report Tv në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli” evidentojnë një tjetër rënie të besueshmërisë tek veprimtaria politike e opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha.

Për 59% e të anketuarve, veprimtaria politike e udhëhequr nga Sali Berisha që ka formuar koalicionin “Aleanca Shqipëria madhështore’ është ‘aspak e besueshme” me një rritje me 4 % nga rezultatet e sondazhit të 13 marsit.

‘Pak të besueshëm’ e shohin 6% e të anketuarve. Vihet re një rritje e lehtë me 2 % rritja e besimit në krahasim me 2 javë më parë, duke shkuar në 18%, por gjithsesi shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk kanë besim te opozita e .Berishës 15% e konsideron ‘mjaft të besueshme’, 2% “nuk di të gjykoj”./REPORT TV