Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot sërish Lulzim Bashës, përmes një video në Facebook. Teksa e ironizon, Rama i kërkon Bashës që të ballafaqohet me Sali Berishën dhe t’i tregojë të vërtetat e PD-së euroatlantikëve.

Pjesë nga dialogu Basha-Rama
Basha: O Rame si paske thënë sot, e kam zemër Lulin.
Rama: E thashë mor Lul, e thashë ndjesë të kërkoj falje, se e di që ti nuk do që këtë ta marrë vesh mileti dashurinë tonë. Po çfarë të bëj më foli zemra, po plaste.
Basha: Sa zemër më ke ti mo Rame. E mori vesh gjithë bota kur korruptove McGonigal, me më bërë gropën por re vetë brenda.
Rama: Po unë gjithmonë kam rënë brenda mo burrë, sa herë jam marrë me ty gropë me gropë. Po nuk vej mend, se ta thashë nuk më le zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër.
Basha: S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame. Se vetëm ai të mban në pushtet. Ai ti dha votat për t’i liruar të korruptuarit.
Rama: E jo, ate buf s’e kam dash kurrë dhe ti e di shumë mirë. Se ti edhe sot kë frikë t’ia përmendësh emrin mor Lul, se po të ndjek dhe në fushatë, e hiç, meazallah se ia thua euratlantikëve të vertëtat për bufin, për kënetën e për Gaz Ballakumen e për tjetrin e për tjetrin. Jo mo vlla hiç. Vjen vërdallë o Rame, o Rame. Vjen vërdallë si reja e nënshpinës nëpër pantallona. Aman mor burrë, nxirre atë jatagan si me mua. Nxirre të shkretin dhe shpëtoji demokratët se do ngelen brenda në kënetë….
Unë mezi të shkula nga çadra ty nuk doje të votojë as vettingun, SPAK-un as që bëhej fjalë. Rama ik e Rama ik. Ja ika unë, po ti pse ike? Ike se kishe hall të mbrosh SPAK-un nga unë se mos e godas bashkë me bufin. Ndaj po vjen ti vërdallë si makinë policie me atë sirenën “O Ramee”. E mor sa i madh je…Unë e di që amerikanët u tërhoqën nga SPAK, po kaq di unë, se ti je euroatlantiku ynë, tek ty i ka shpresat Amerika. M’i bëj të fala Hysen Gjurës dhe Pëllumb Seferit.