Ditën e sotme pritet të dalin listat e kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet e vendit nga dy partitë kryesore në vend. Të rinjtë janë fokusi kryesor i dy partive sipas deklaratave politike të muajve të fundit, ku veçanërisht Partia Socialiste ka dedikuar dhe një platformë lidhur me angazhimin e tyre. Nga ana tjetër dhe PD ka angazhuar në studio televizive dhe në aktivizëm politik disa figura të reja. Ja disa prej emrave.

Helena Kace
Ish-Koordinatore e Gjimnazeve të FRESSH Tiranë, e spikatur në platformën “Zgjedh të jem aktivist” e cila u krijua nga Forumi Rinor i Tiranës në vitin 2022, anëtare e Akademisë Politike 1 dhe e angazhuar së fundmi në rrjet me opinionet e saj rreth çështjeve të fundit politike. Kace ra në sy me fjalimin e saj në Kongresin e PS dhe njihet si një nga të preferuart e Ramës.

Glindxhet Madhi
Kryetari i Forumit Rinor të Tiranës prej 6 vitesh dhe një ndër aktivistët me influencën më të madhe rinore në territor. Madhi përfaqëson prej dy mandatësh rininë e Tiranës në Këshillin Bashkiak dhe në mandatin e rradhës mban detyrën e Kryetarit të Komisionit të Rinisë në Këshillin Bashkiak. Glindxhet Madhi njihet si një aktivist i angazhuar në shumë kauza, ku ka spikatur në nismën e famshme “Adopto një gjyshe” gjatë pandemisë, ka qenë koordinator për projektet për Tiranën si “Kryeqytet Evropian Rinie”. Është i njohur si promotor i shumë të rinjve që u angazhuan në Akademinë Politike, dallon për natyrën e tij modeste, edhe pse jo shumë mediak Madhi është një ndër të rinjtë potencial që mund të jetë në listat e Partisë Socialiste në Tiranë.

Dirseo Pasha
Një anëtar i Akademisë Politike i spikatur së fundmi për aktivitetin e tij në një emision “Majtas” pranë Partisë Socialiste.

Diogjen Kolici
Anëtarë i Këshillit Bashkiak të Kurbinit, pritet të jetë një ndër të rinjtë e listës. Një ndër të rinjtë më me influencë në territor. Ai njihet si delegat rinor i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

Barabara Doda
Sekretarja e Përgjithsme e Partisë Mundësia është një ndër emrat përflitet të jetë përfaqësuese në Tiranë.

Jola Hysaj
Anëtare e Kryesisë së PD-së një zë aktiv i Partisë Demokratike dhe një figurë e re politike mjaft aktive në jetën publike dy vitet e fundit. Hysaj pritet të jetë në listën e Durrësit/Lexo.al