Konflikti mes Tifozave Kuq e Zi dhe FSHF-së për mungesën e biletave për sektorin ultras ka bërë që tifozët e organizuar të Kombëtares dhe “Illyrian Elite” të shajnë në kor kreun e FSHF-së Armand Duka dhe pas vetëm tre minutave nga nisja e ndeshjes kundër Andorrës të braktisnin stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Para këtij momenti TKZ protestuan në dyert e FSHF-së dhe revoltën e sollën në stadium me të shara kundër Dukës, ndërsa më pas braktisën ndeshjen dhe stadiumi heshti.