27 të lënduar nga zjarri në Koçan janë transportuar në institucionet shëndetësore në vendet fqinje.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se të plagosurit do të transportohen me helikopter.

5 pacientë janë dërguar për mjekim në Bullgari. Në Turqi po ashtu do 3 pacientë dhe në Greqi 3 të tjerë.

Pritet të transportohen edhe pjesa tjetër në Bullgari e Serbi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në koncertin ku morën pjesë rreth 1500 persona.

Fatkeqësisht, 59 persona kanë ndërruar jetë deri më tani, ndërsa janë plagosur mbi 155 persona, 27 prej tyre në gjendje të rëndë.

Lidhur me ngjarjen, janë arrestuar 15 persona.