Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u uroi shërim të shpejtë të lënduarve, ndërsa shkroi se sot është pranë familjarëve të viktimave.

“Pikëllues lajmi mbi tragjedinë e tmerrshme në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën disa dhjetëra vajza e djem. Në këtë të dielë të trishtuar, jam pranë familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Forcë e kurajë popullit dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në përballimin e kësaj fatkeqësie të madhe.”